-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Procedohet një doganier dhe 2 persona të tjerë për kontrabandë në Shkodër

Kryesoret

Një doganier dhe dy persona të tjerë janë proceduar penalisht nga policia e Shkodrës, për kontrabandë mallrash. Policia e Shkodrës njofton se “shtetasi R. Sh. është konstatuar në PKK Hani i Hotit, me disa mallra dhe produkte të cilat i ka kaluar pa i deklaruar në organet doganore. Në vijim të veprimeve hetimore, gjatë kontrollit të banesës së këtij shtetasi u gjet një armë gjahu pa leje”.

Më pas është ushtruar kontroll në njërin prej subjekteve me administrator shtetasin I. Rr., të cilin dyshohet se shtetasi R. Sh. e furnizonte me produkte kontrabandë, ku janë gjetur disa mallra dhe produkte të ndryshme të dyshuara kontrabandë.

Në vijim të veprimeve u procedua penalisht për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, shtetasi D. M., me detyrë doganier, pasi dyshohet se ka favorizuar shtetasin R. Sh., në kohë të ndryshme, për kryerjen e këtij aktiviteti të kundërligjshëm.

Policia sekuestroi edhe 1 armë gjahu dhe disa mallra kontrabandë. Grupi hetimor po punon për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet të kundërligjshëm.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Shkodër, në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë“, “Fshehja e të ardhurave“ dhe “Shpërdorim detyre”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit