Laçi i shkaktoi Teutës humbjen e katërt radhazi në kampionat, dhe zuri vendin e dytë në renditje, 3 pikë pas Tiranës. Kurbinasit shkatërruan 4-2 durrsakët në Rrogozhinë, në një ndeshje ku u dhanë 8 kartona të verdhë. Në ndeshjen tjetër të ditës, Partizani dhe Kastrioti ndanë nga një pikë në një barazim pa gola.
Të dielën, Kukësi pret Skënderbeun, me shpresën për të marrë tri pikë dhe vendin e dytë në renditje. Ndërsa të hënën, Tirana do të kërkojë shkëputjen në sfidën kundër Dinamos.
Bardheblutë kryesojnë kampionatin me 34 pikë, dhe në derbi do të luajnë për të rikthyer 6 pikët e diferencës me vendin e dytë.