Southampton ka barazuar në shtëpi me Manchester Cityn me rezultat 1-1 në ndeshjen e vlefshme për javës së 23-të në Ligën Premier. Ndeshja nisi shumë mirë për vendasit që arritën të shënon që në minutën e 7-të.
Mbrojtësi anësor Kyle Walker-Peters që gjuajti bukur për 1-0. Në minutën e 23-të, Armando Broja gjeti golin, por ai u anulua për pozitë jashtë loje. Man City në fundin e pjesës së parë, rrezikoi me Reahem Sterling që humbi dy raste shumë të mira, njëri prej tyre i vetëm me portierin.
Edhe pjesa e dytë ishte me shumë raste shënimi, ku fillimisht rrezikoi Rodri, por goditja e tij u prit nga portieri. Në minutën e 54-të, Broja pati tjetër mundësi të pastër, por këtë herë u ndal nga portieri.
Goli i barazimit erdhi në minutën e 65-të, kur Aymeric Laporte mbetet i vetëm dhe me kokë shënon për 1-1. Man City provoi ta fitojë ndeshje me disa raste, por nuk ishin të saktë. Goditja e Kevin de Bruyne nga distanca në çastet e fundit të ndeshjes shkoi ngjitur me shtyllën.
Man City ndalet në barazim pas 12 fitoresh radhazi dhe me 57 pikë mbetet kryesues i Premier League, ndërsa ngjitet në vendin e 12-të me 25 pikë.