Kuvendi mban sot seancë të jashtëzakonshme kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.
Në rend dite është debati parlamentar lidhur me shtrenjtimin e energjisë.
Seanca e jashtëzakonshme është thirrur nga PSK-ja, në koordinim edhe me partitë tjera opozitare, LDK dhe AAK.
Para seancës së jashtëzakonshme do të mblidhet Kryesia e Kuvendit.
Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit do të mbahet në orën 11:00, ndërkaq seanca pritet të fillojë në orën 12:00.