-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ministrja pranon problemet e Maturës Shtetërore, paralajmëron ndryshime rrënjësore

Kryesoret

Në Ditën Ndërkombëtare të Arsimit, ministrja Evish Kushi foli edhe për maturën shtetërore, duke pranuar probleme që herë pas here janë evidentuar edhe nga nxënësit.

Kushi iu referuar raportit vjetor, që sipas ministres, problemet tregojnë se mund të ketë fiktivitet në procesin e mësimdhënies apo të maturës, ndërsa paralajmëroi edhe ndryshime themelore.

“E para gjë që konstatuam që të gjithë, është fakti që arritjet mesatare të nxënësve gjatë procesit mësimor, janë më të larta se sa arritjet e tyre gjatë maturës. Kjo vihet re edhe te numri i maturantëve që kanë një diferencë të theksuar rënie me 3 apo edhe më shumë nota. Këto tregues na bëjnë të mendojmë se kemi fiktivitet në vlerësimin e nxënësve gjatë procesit mësimor, ndërkohë që ndodh edhe e anasjellta, që nota në maturë është më e lartë. Kjo na bën të mendojmë se ka edhe raste të keqmenaxhimit të procesit.

Këtë vit, së bashku edhe me qendrën e shërbimeve arsimore, kemi vendosur që për matematikën dhe gjuhën, t’i kthehemi metodës së hartimin e testeve nëpërmjet një grupi të përzgjedhur mësuesish. Në muajin mars do të vendosim nëse do të kemi një reformim rrënjësor të maturës apo jo”, tha ministrja Kushi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit