-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Të shtëna me armë në një sallë leksionesh në Gjermani, 2 të vdekur, disa të plagosur

Kryesoret

Policia në qytetin jugor të Gjermanisë Heidelberg ka nisur hetimet, pasi disa persona u plagosën kur një person hapi zjarr brenda një salle leksionesh. Një person ndërkohë vdiq nga plagët e marra.

Mediat gjermane raportojnë se autori dyshohet të ketë qenë një student. Policia tha se ai hapi zjarr në një sallë leksionesh në shkollën e mjekësisë. Katër persona u plagosën. Sipas të dhënave fillestare, burri nuk kishte asnjë motiv politik apo fetar, u bë e ditur nga qarqet e sigurisë.

Ai mbante disa armë dhe pasi plagosi 4 persona vrau veten. Megjithatë, ky informacion ende nuk është konfirmuar zyrtarisht. Ende nuk është dhënë asnjë informacion për identitetin e të plagosurve dhe autorin e sulmit.

Ndërkohë, njëra nga viktimat vdiq nga plagët e marra. Këtë e mësoi nga qarqet e sigurisë agjencia gjermane e lajmeve DPA.

Policia tha më tej se, “ne nuk besojmë të ketë autorë të tjerë.” Si masë sigurie, kërkimet në vend po vazhdojnë. Siç raporton kanali televiziv Südëestrundfunk, pjesëtarët e një njësie të reagimit special po kontrollojnë ndërtesa të ndryshme.

Skena e krimit në lagjen Neuenheim të qytetit universitar të Heidelbergut në landin Baden-Württemberg është rrethuar nga polica. Në kampusin Neuenheimer Feld, të vendosur në bregun verior të Neckar, ndodhen kryesisht fakultetet shkencore të universitetit, një pjesë e klinikës universitare dhe kopshti botanik.

Universiteti u ka kërkuar studentëve të tij me email që të mos shkojnë në Neuenheimer Feld në këtë kohë. Forcat e sigurisë u kërkuan drejtuesve të automjeteve që të anashkalonin zonën gjerësisht për të lejuar që ndihma të qarkullonte lirshëm.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit