-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Në veri të Kosovës nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike

Kryesoret

Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Ekonomi, ka raportuar kryesuesi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), Ymer Fejzullahu, lidhur me krizën energjetike në të cilën po kalon Kosova dhe shqyrtimin e raportit konsultativ të këtij institucioni, që pasqyron rritjen e tarifave të energjisë.

Gjatë fjalimit të tij para deputetëve, Fejzullahu tha se komunat veriore të Kosovës me shumicë serbe, nuk janë pasqyruar në raportin konsultativ të ZRRE-së për shqyrtimin e jashtëzakonshëm të tarifave të energjisë elektrike.

Kjo ka ndodhur pasi që, sipas ZRRE-së, kjo e fundit është ende duke e zhvilluar procesin gjyqësor rreth shpenzimit të energjisë elektrike në atë pjesë.

Kryesuesi i Bordit të ZRRE-së theksoi po ashtu se gjatë këtij viti, ZRRE-ja ka hapur shqyrtimin e jashtëzakonshëm në bazë ligjore për caktimin e tarifave, për të reflektuar kostot e sistemeve, pas krizës energjetike.

Raporti konsultativ i ZRRE-së për shqyrtimin e tarifave të energjisë është i hapur për publikun deri me datë 28 janar 2022, dhe të gjithë kanë të drejtë t’i dërgojnë komentet dhe sugjerimet e tyre, para kësaj date.

Kujtojmë se nëse i njëjti raport miratohet në të gjitha instancat relevante, tarifat e reja të energjisë elektrike do të hyjnë në fuqi që nga 1 shkurti i këtij viti./Gazeta Infokus/

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit