-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Siguria mes Kosovës dhe Shqipërisë

Kryesoret

Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë sot është takuar me anëtarët e Komisionit për Sigurinë Kombëtare të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë të cilët kanë nisur një vizitë zyrtare në Kosovë. Pas këtij takimi të mbyllur për medie, kryetarët e të dy Komisioneve shprehën vullnetin për bashkëpunim dhe shkëmbim të përvojave në të mirë të rritjes së sigurisë për të dyja vendet.

Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Ganimete Musliu u shpreh se përmes këtij takimi dëshmohet edhe njëherë afrimi dhe bashkëpunimi mes të dyja komisioneve.

Musliu u shpreh se duke qenë të dyja shtetet e sigurta do ketë mundësi për zhvillim ekonomik dhe rritje të investimeve.

Takimi jonë i përbashkët kishte për qëllim që edhe njëherë ta dëshmojnë riafrimin e bashkëpunimit tonë me Komisionin parlamentar të Sigurisë Kombëtare të Shqipërisë. Edhe në të kaluarën të dy parlamentet kanë bashkëpunuar ngushtë njëra me tjetrën por edhe tani është më se e nevojshme dhe e domosdoshme që ne të bashkëpunojmë që të sigurojmë një qeverisje të mirë në të dyja shtetet që të kemi respektim të të drejtave të njeriut dhe po ashtu mbi të gjitha kemi nevojë që të shkëmbejmë përvojat mes dy shteteve duke pasur parasysh që Shqipëria ka përvoja më të gjata sesa shteti ynë, por besoj që me punën dhe angazhimin tonë që e kemi bërë brenda Kosovës duke përforcuar kontrollin demokratik të institucioneve të vendit besoj që edhe ne mund të jemi të japim shembuj konkret se si duhet që në të ardhmen të dy komisionet të bashkëpunimet që siguria e vendit të jetë në nivel. Kur kemi shtete të sigurta, kur siguria kombëtare është në nivel atëherë padyshim që do të kemi mundësi më të mëdha edhe të investimeve edhe të zhvillimit ekonomik dhe zhvillimit jetësor”, theksoi Musliu. /Kosovapress/

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit