Ditën e diel demokratët e Shkodrës që janë në krahun e Sali Berishës do të zgjedhin kandidatin e tyre për bashkinë në garën e 6 Marsit. Dy janë emrat më potencialë; kryetarja aktuale Voltana Ademi dhe Bardh Spahia.
Favorite paraqitet Ademi, por ish zv/Ministri i Shëndetësisë Bardh Spahia vjen në këtë garë si e kandidati më i votuar në zgjedhjet e 25 prillit, por nuk e mori dot mandatin për shkak se ishte renditur i shtati në listë.
Grupi i Sali Berishës po bën gati kandidatët për gjashtë bashkitë e vendit që shkojnë në zgjedhje. Në krahun tjetër edhe Basha po bën të njëjtën gjë duke e përçarë PD-në dhe favorizuar socialistët që të fitojnë pa vështirësi.
/5pyetjet.al