-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arti i pikëllimit: A dimë ta shohim dhembjen e njeriut?

Kryesoret

Pikëllimi është i kudondodhur në art. Madje, dikush thotë se “Mendimtari” duhet të quhet “Vajtuesi”. Kritiku i artit, Alastair Sooke, trajton këtë temë me shembuj të shumtë përgjatë historisë, transmeton Telegrafi.

Duket se po fle; tiparet e saj të bukura pushojnë qetë në njërën dorë. Megjithatë, kur artisti flaman, Anthony van Dyck, e pikturoi më 1633 simbolin e bukurisë aristokratike, Venetia Stanleyn të njohur si Lady Digby, ai para kishte një kufomë dy ditë të vjetër, të shtrirë në shtratin e vdekjes. I goditur nga dhembja kur zbuloi se gruaja e tij kishte vdekur papritmas gjatë natës, në moshën 33-vjeçare, burri i saj, Sir Kenelm Digby, e thirri Van Dyckun – artistin e oborrit të mbretit Charles I të Anglisë – për ta pikturuar atë para se të arrinin “kirurgët”.

Van Dyck nisi të punojë duke injoruar realitetet e tmerrshme të vdekjes, siç është edhe ngurtësimi i nyjave dhe muskujve. Në qafën e zbehtë të Venetias vendosi margaritarë. Ndërsa, në çarçafin e bardhë një trëndafil me petale të rëna. Digby besonte se piktura e Van Dyckut ishte “kryevepra” e artistit – trëndafili që “thahet me shpejtësi, madje edhe teksa e shikon… një emblemë që shprehte gjendjen në të cilën trupi i saj ishte”.

Edhe sot ka thashetheme që Digby, një alkimist i zjarrtë, ishte arkitekti i vdekjes së gruas së tij. Disa thonë se ia dha lëngun që e sajoi, me shpresën të ruante bukurinë e saj. Të tjerë thonë se e vrau nga xhelozia. Kurora kërkoi autopsi, por gjetjet nuk kanë mbijetuar. Sidoqoftë, në publik dhe në jetën private, Digby u dërrmua nga vdekja e Venetias. Ai i shkroi vëllait të tij se portreti i Van Dyckut “është shoqëruesi i vetëm që kam. Qëndron gjithë ditën përballë karriges dhe tavolinës sime… dhe natën kur shkoj në dhomën time, e vë afër shtratit tim, e nga drita e zbehtë e qiririt më duket se e shoh me të vërtetë të vdekur”. Me fjalë të tjera, nëse i besohet letrës së Digbyt, piktura e vajit me masa modeste, më pak se një metër katror, i ofroi ngushëllim dhe prehje vejanit me zemër të thyer. Nëse trëndafili në foto është një “emblemë” e kalueshmërisë së jetës, edhe piktura në vetvete është emblematike në atë që mund ta quajmë arti i pikëllimit.

Pikëllimi në artin perëndimor – para epokës së Van Dyckut, gjatë Mesjetës dhe Rilindjes – përgjithësisht kishte të bënte me pikturat dhe skulpturat fetare që përqendroheshin në historinë tragjike të vdekjes së Krishtit. Vepra e mermertë “Pietà”, në Bazilikën e Shën Pietrit – skulptura e vetme që kishte nënshkruar Michelangelo, ku shfaqet në mënyrë të dhembshme Maria që mban trupin e vdekur të Jezuit – është shembull prekës, shumë i njohur. Por, mund të ketë raste tjera të tilla, të panumërta. Piktura e mikut të Michelangelos, Sebastiano del Piombo, “Vajtimi mbi Krishtin e vdekur” (rreth viteve 1512-16), sipas Galerisë Kombëtare ku u shfaq kohët e fundit, është “peizazhi i parë nokturn në histori”. Qielli me dritën e Hënës i përshtatet ndjenjës së zymtë.

Natyrisht, tema tradicionale e vajtimit të Krishtit u përshkrua nga shumë emra të famshëm të historisë së artit, që nga Giotto te Mantegna e deri në Rubensi e Rembrandti. Këta janë disa nga mijëra artistë që gjatë shekujve e kanë trajtuar pikëllimin si subjekt. Në fakt, arti i pikëllimit është kaq i pranishëm saqë nganjëherë harrojmë që kjo është ajo që po shikojmë: kuratori i një ekspozite të re Rodinit në Muzeun Britanik, nxiti titujt e gazetave kur tha se skulptura e famshme e francezit, “Mendimtari”, duhet të quhet “Vajtuesi”. “Shikoni me kujdes dorën dhe mjekrën”, tha një Ian Jenkins, autoritet i rëndësishëm i artit të lashtë grek që kishte ndikim të madh te Rodini. “Nëse ai po mendonte, dora e tij do të mblidhej te mjekra si zhytje në mendime. Por, në këtë skulpturë, dora është duke mbështetur mjekrën. Në Greqinë e lashtë kjo ishte mënyra se si përshkruhej vajtimi “.

Shkruaj fjalën “pikëllim” në motorin e kërkimit në internet të muzeve ndërkombëtare dhe do të përmbytesh nga rezultatet. Në Britani, për shembull, me një kërkim në faqen e internetit të Galerisë Tate gjen 143 vepra arti. Në shekullin e XVIII-të, për shembull, ishte e zakonshme që artistët ta shihnin pikëllimin përmes lentave të dramës shekspiriane: vdekja e vajzës së Mbretit Lir, Kordelja, ishte temë e preferuar. Ndërkohë, në shekullin e XIX-të, piktura vajit, “Ofelia” e John Everett Millaisit (1851-52) – për të cilën modelja Elizabeth Siddal pozoi në ujë për katër muaj – është shprehje shumë poetike e pikëllimit, siç është edhe kryevepra simboliste e artistit zviceran Arnold Böcklin e punuar më 1880, “Ujdhesa e të vdekurve”. Ofelia shfaq fisniken daneze, nga “Hamleti” i Shekspirit, që nga pikëllimi për babanë e vrarë, bie në lumë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit