E përditshmja austriake Der Standard i ka bërë jehonë dje zhurmave për një zgjidhje të re pa shkëmbim kufijsh mes Kosovës e Serbisë, e cila do të prezantohet në samitin e 29 prillit për Ballkanin Perëndimor në Berlin, për të cilin shkruante se “aty do të varroset diskutimi rreth ndryshimeve të kufijve sipas kritereve etnike”. Ashtu si dhe mediat kosovare të martën, edhe gazeta e njohur vjeneze citon burime diplomatike në brendi të çështjes, që thonë se takimi i rëndësishëm do t’i japë fund idesë së shkëmbimit të territoreve me qëllim arritjen e një marrëveshjeje të mirë, dhe jo të një zgjidhjeje të shpejtë.
Në Samitin e Ballkanit Perëndimor më 29 prill në Berlin, i nisur me iniciativën e kancelares Angela Merkel dhe presidentit francez Emmanuel Macron, janë të ftuar të gjithë liderët nga rajoni, përfshirë kryeministrat e Sllovenisë dhe Kroacisë, si dhe presidentët e Serbisë dhe Kosovës, Aleksandar Vuçiç dhe Hashim Thaçi. Ky i fundit tha dje duke reaguar ndaj lajmeve, se nuk ka asnjë marrëveshje të fshehtë që pritet nga samiti, por shtoi se objektivi i Kosovës aty do të jetë harmonizimi i qëndrimit të Gjermanisë e Francës në procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën. Thaçi ka qenë një nga promovuesit më të mëdhenj të ndarjes etnike në Kosovë.
‘Asociacioni’ i integruar në plan
Ideja e “shkëmbimit” të zonave në veri të Kosovës me ato në Serbinë jugore sipas kritereve etnike u mbështet fillimisht nga shefja e politikës së jashtme të BE, Federica Mogherini, komisioneri i BE, Johannes Hahn, këshilltari i Sigurisë i SHBA, John Bolton, Austria dhe Hungaria, edhe pse ishte një koncept diametralisht i kundërt me politikën e Ballkanit Perëndimor deri më sot. Por, siç shkruan mediumi austriak, kancelarja Merkel tani dëshiron të sugjerojë se veriu i Kosovës do të ketë një lloj statusi të veçantë, ku do të integrohet dhe idea e Asociacionit të Komunave Serbe, për të cilën ishte rënë dakord nga të dyja palët në Bruksel në vitin 2013, por akoma nuk është implementuar. Për këtë gazeta citon analistin e njohur politik austriak Ivan Krastev, i cili më parë ka mbështetur shkëmbimin e territoreve, por tani thotë: “Përshtypja ime është se negociatat kanë humbur vrullin. Në këtë kuptim nuk do të ketë shkëmbim të territorit”. Der Standard shton se ideja e një shkëmbimi të tillë ka shkaktuar frikë sidomos në mesin e serbëve në jug të Kosovës. Ndërkohë, sipas diplomatëve, edhe SHBA tanimë janë distancuar nga sugjerimi, sepse siç thuhet, e kanë kuptuar se kjo do të sjellë probleme legale dhe të sigurisë dhe se mundësia e zbatimit praktik është e diskutueshme.
Eksperti: Ndarja etnike, koncept mesjetar
Në këtë drejtim, shkruan Der Standard, vlerësohet të jetë me rëndësi “një marrëveshje e mirë” në mes të Serbisë dhe Kosovës, se sa një marrëveshje e shpejtë. Der Standard ilustron komentet e saj dhe me një prononcim të Albert Rohan, bashkautor i Planit të Ahtisarit, i cili përbën bazën kushtetuese në Kosovë. “Ne supozuam se njerëzit në Ballkan në shekullin 21 mund të kapërcejnë të menduarit fisnor e mesjetar dhe janë në gjendje të jetojnë në shoqëri multi-etnike. Ndoshta ka të bëjë më shumë me faktin se tani ka një administratë të re amerikane, e cila një shkëmbim të mundur territorial e ka marrë në konsideratë”, citohet të ketë thënë Rohan, i cili ka paralajmëruar se nëse plani i Ahtisaarit do të shkatërrohej nga një shkëmbim territorial, të gjitha të drejtat e pakicave dhe kuadri i përgjithshëm do të vihen në pikëpyetje. Takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor, i cili është paralajmëruar të mbahet më 29 prill në Berlin nga kancelarja gjermane Angela Merkel, dhe presidenti francez Emmanuel Macron, është takim tradicional dhe joformal. Të dy presidentët, të Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiç, janë shprehur se nuk presin shumë nga ky takim.
Dyshimet e presidentit Hashim Thaçi,
Presidenti i Kosovës, nuk pret që në takimin e Berlinit për Ballkanin Perëndimor, që mbahet me datën 29 të këtij muaji nën organizimin e Kancelares gjermane Angela Merkel dhe Presidentit.
Shqiptarët duhet ta dinë se pa kompromis me Serbinë kurrë nuk do të kenë asgjë, tha presidenti serb Aleksandar Vuçiq. “Si bashkësia ndërkombëtare ashtu edhe Gjermania, Shtetet e Bashkuara dhe Franca duhet…
Kreu i Serbisë nuk di gjë rreth “sovranitetit të dyfishtë për veriun”
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq deklaroi sot se Serbisë nuk i është ofruar asgjë e ngjashme me idenë për sovranitetin e dyfishtë në veri të Kosovës, dhe se sipas tij, diçka e tillë nuk do të ndodhë as…
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk pret që në takimin e Berlinit për Ballkanin Perëndimor, që mbahet me datën 29 të këtij muaji nën organizimin e Kancelares gjermane Angela Merkel dhe Presidentit…
Vuçiq tregon ‘çfarë fshihet’ prapa bashkimit të Mitrovicës
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi sot se rrëfimi për bashkimin e Mitrovicës është një tjetër përpjekje e shqiptarëve për të hyrë në veri dhe të dominojë këtë pjesë të Kosovës, të ndihmuar…Vuçiq s’do gjë rreth “sovranitetit të dyfishtë për veriun”
Kreu i Serbisë nuk di gjë rreth “sovranitetit të dyfishtë për veriun”. Presidenti serb Aleksandar Vuçiq deklaroi sot se Serbisë nuk i është ofruar asgjë e ngjashme me idenë për sovranitetin e dyfishtë…
O’Connell: Marrëveshja Kosovë-Serbi të jetë e mirë, jo e shpejtë
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruari O’Connell ka folur lidhur me takimin e 29 prillit në Berlin ku do të takohen delegacionet e Kosovës dhe Serbis në Berlin. Ai tha se në këtë fazë pritet…
Haradinaj: Samiti i Berlinit, përpjekje për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj e mirëpret takimin e Berlinit që do të mbahet më 29 prill e që kryesohet nga kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti i Francës Emmanuel Macron. Ky takim…
Haradinaj: Takimi i Berlinit, mundësi për avancimin e përpjekjeve për pajtimin me Serbinë
“Shqiptarët pa kompromis me Serbinë nuk kanë asgjë, presionet nuk ndihmojnë”
Vuçiq: Le ta dinë Amerika, Gjermania dhe e gjithë bashkësia ndërkombëtare, se me presion s’ka kompromis me Kosovën
“Der Standard”: Ideja për korrigjim kufijsh mes Serbisë dhe Kosovës, “varroset” më 29 prill në Berlin
Lavrov: Pranojmë çdo zgjidhje me Kosovën që i përshtatet Serbisë
Çfarë presin Kosova dhe Serbia nga takimi i BerlinitDaçiq: Takimi në Belin, priten presione ndaj Vuçiq.
Vuçiq flet për bashkimin e Mitrovicës, tregon nëse kjo ide mund të paraqitet në Samitin e Berlinit . Daçiq: Vuçiqin në Berlin e presin presione për Kosovën.
Thaçi e Haradinaj bashkë apo të përçarë në Berlin?
Çka presin Kosova, Serbia dhe Maqedonia e Veriut nga takimi i Berlinit.Ivica Daçiq: Keq që Merkel dhe Macron na ftuan tinëz Mogherinit në Berlin.Daçiq: Takimi në Berlin, priten presione ndaj Vuçiqit.
Vuçiq: Shqiptarët duan ta kontrollojnë veriun e Mitrovicës bashkë me Rada Trajkoviqin. /Blic/