-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shqiptari që trajnoi snajperët e ISIS dënohet në Kosovë

Kryesoret

I akuzuari për organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist, Kujtim Daçaj është dënuar me 3 vite e tetë muaj burgim për pjesëmarrje në luftërat me ISIS.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), e akuzonte Daçajn se ka shkuar në Siri dhe iu është bashkëngjitur luftërave të organizatës terroriste, militante, ekstremiste ISIS, si dhe ka marrë pjesë në mënyrë aktive si trajner i snajperëve të kësaj organizate.

Aktgjykimi u shpall të mërkurën, nga gjykatësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Valbona Musliu-Selimaj.

Paraprakisht, në seancën e shqyrtimit gjyqësor të mbajtur më 24 janar 2022, i akuzuari Daçaj kishte pranuar fajësinë për veprën penale për të cilën akuzohej.

Kundër këtij vendimi, palët kanë të drejtën e ankesës në Gjykatën e Apelit brenda 15 ditësh.

Në të kundërt, sipas aktakuzës së ngritur më 7 dhjetor 2021, i akuzuari Kujtim Daçaj, me dashje, së bashku me bashkëshorten e tij Valdete Tafaj dhe vajzën e tij, më 5 tetor 2014, përmes pikës kufitare Hani i Elezit ka dalë nga Kosova dhe ka shkuar në Maqedoni dhe nga aeroporti i Shkupit ka udhëtuar për në Turqi e pastaj për në Siri, ku iu është bashkëngjitur luftërave të organizatës terroriste, militante ekstremiste ISIS, si dhe ka marrë pjesë në mënyrë aktive si trajner i snajperëve të kësaj organizate terroriste.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit