Dy grupe banorësh, të zonës së “5 Majit” dhe Laprakës mëngjesin e sotëm iu drejtuan hyrjes së parlamentit që ka seancë plenare, por u bllokuan nga policia e shtetit.
Protestuesit kundërshtojnë prishjen e banesave. “Jemi jashtë, nuk kemi ku të shkojmë, ku do të jetojmë ne?” u shprehën banorët.
Në zonën e “5 Majit” u prishën nga IMT disa shtëpi pasi prekeshin nga projekti i ri që do të zhvillohet në këtë zonë ku do të akomodohen edhe familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019.
Gjithashtu tubimit iu bashkuan një tjetër grup nga zona e Laprakës që preken nga ndërtimi i unazës.
/5pyetjet.al