-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Thaçi do të vazhdojë të qëndrojë në paraburgim, gjykatësi: Ulet rreziku të pengojë procedurat

Kryesoret

Përmes platformës online “Zoom”, shefja e Informimit dhe Komunikimit Publik në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK), Angela Griep ka bërë të ditur se kjo gjykatë i ka vazhduar masën e paraburgimit ish-presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçit.

Në konferencën për media të mbajtur të enjten, Griep ka dhënë informacione të përditësuara mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë në këtë gjykatë.

Ajo ka bërë të ditur se në rastin Thaçi dhe të tjerët, të martën, me 25 janar, një version i redaktuar publik i vendimit i gjykatësit të procedurës paraprake u dorëzua, me të cilin urdhërohej mbajtja e mëtejme në paraburgim e Hashim Thaçit.

“Gjykatësi i procedurës paraprake konstatoi që rreziku se i akuzuari të pengojë procedurat ose të kryej krime të tjera mund të zbutet mjaftueshëm përmes kornizës për monitorimin e komunikimit të objekteve të paraburgimit të Dhomave të Specializuara”, ka thënë Griep.

Thaçi ndodhet në Qendrën e Paraburgimit në Hagë, pasi akuzohet për krime lufte.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit