Rreth 8000 certifikata vaksinimi janë fshirë nga departamenti i shëndetësisë në Zvicër, pasi u zbuluan një rrjet falsifikatorësh.
Sipas “Blick”, medias zvicerane ishin leshura nga një grup personash, 5 prej tyre nga Ballkani në mënyrë të paligjshme dhe në këmbim kërkonin shuma të mëdha parash.
Mediat zvicerane bëjnë të ditur se disa nga të akuzuarit janë punonjës të qendrave të ndryshme të testimit, të cilët thuhet se kanë keqpërdorur asetet e tyre të biznesit për të krijuar certifikata.
Dhe shfrytëzuesit, paguanin nga 300 deri në 800 franga për certifikatat e paligjshme të vaksinimit dhe rikuperimit. /5pyetje.al