Gjatë orëve të para të mëngjesit, Einxhel ishte duke luajtur me Ilirin me një poltron rrethor, nga ku u rrëzua dhe dëmtoi krahun.
Kjo gjë e detyroi atë të linte shtëpinë për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ku sipas njoftimit nga Vëllai i Madh, ajo do të jetë e monitoruar nga kamerat gjatë trajtimit.
Gjithashtu është njoftuar që gjendja e saj shëndetësore është e mirë dhe se ajo do ti ribashkohet shumë shpejt shtëpisë.
Njoftimi:
“Gjatë mbrëmjes së djeshme banorja Einxhel Shkira ka lënduar krahun. Ajo ka marrë menjëherë ndihmën e nevojshme nga stafi mjekësor por do t’i duhet të marrë trajtim më të specializuar. Einxhel duhet të niset drejt spitalit duke u detyruar kështu të lërë për pak kohë shtëpinë e “Big Brother”. Gjatë gjithë trajtimit dhe vizitave, çdo lëvizje e saj do të jetë e monitoruar nga kamerat. Gjendja e saj është e mirë dhe shumë shpejt do t’i ribashkohet shtëpisë.”
/5pyetje.al