Rihanna ka guxuar me veshjen e saj pavarësisht të ftohtit në New York, brenda kësaj jave ajo është shfaqur 2 herë pa pantallona duke ekspozuar këmbët e saja.
Të shtunën, Rihanna shkoi në darkë me të dashurin A$AP Rocky e veshur me një bluzë futbolli Martine Rose, pallto të kuqe të ndezur Balenciaga dhe doreza Miu Miu.
Të hënën, ajo u fotografua duke vizituar studion e regjistrimit të Rocky-t me një fanellë të shoqëruar me doreza portokalli Prada, një çantë të vogël Goyard, ndërsa pallton e kishte vendosur vetëm sipër krahëve.
Siç duket aparenca ka kaluar në plan të parë dhe të qenit ngrohtë ngelet opsionale për të. /5pyetje.al