William Levy dhe Elizabeth Gutiérrez, dy aktorët më të famshëm të telenovelave spanjolle i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre shumëvjeçare.
Ky lajm është bërë i ditur nga vet aktori William Levy, i cili ka shtangur të gjithë fansat e tyre.
Aktori ka publikuar një status në Instagram, ku ndër të tjera shkruan se së bashku me Elizabeth do të vazhdojnë të jenë prindërit më të mirë për fëmijët e tyre.

“Ne duam t’ju bëjmë të ditur se pasi e menduam mirë, kemi vendosur t’i japim fund marrëdhënies sonë. Por ne do të vazhdojmë të jemi familja e bukur që jemi dhe prindërit më të mirë për fëmijët tanë. Kjo nuk do të ndryshojë kurrë”, –shkruhej në postim.
Por pas disa minutash ai e ka fshirë këtë postim, dhe ka shpërndarë një tjetër Instastory:
“Jam gati për kapitullin e ri në jetën time!

Nga ana tjetër, aktorja e njohur nuk ka bërë asnjë reagim.
/5pyetjet.al