Policia në Klinë ka arrestuar një person i cili e ka shitur një makinë të cilën e kishte marrë me qira. Rasti ka ndodhur më 4 janar, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.
Makina i është kthyer pronarit, ndërkaq i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.
“Klinë 04.01.2022 – 12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ditë më parë kishte marrë me qira një makinë nga viktima mashkull kosovar dhe më pas e kishte shitur. Makina i është kthyer viktimës, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në paraburgim”, ka njoftuar policia.