-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rrahim Spahiu, financiari me të cilin PS synon të drejtojë Dibrën

Kryesoret

Ulsi Manja, drejtuesi politik i qarkut Dibër, pas mbledhjes së kryesisë së Partisë Socialiste pasditen e së premtes, bëri të ditur se është vendosur që PS të kandidojë me Rrahim Spahiu në bashkinë e Dibrës.

Rrahim Spahiu është 55-vjeç. Ai ka punuar për një kohë të gjatë në administratën publike dhe në sistemin bankar. Në profesion, ai është financier.

Manja theksoi se Spahiu është një njeri me vizion dhe sipas tij, qytetarët e kësaj bashkie do të zgjedhin një njeri me aftësi menaxheriale.

“U vendos që kandidati për të garuar nën siglën e Partisë Socialiste për Dibrën do të jetë Rrahim Spahiu. Ai është një njeri me vizion. Dibra ka një shans për të pasur në krye të saj një menaxher, i cili së bashku me ne do të bëjë shumë punë të mira për Dibrën.

Ai ka ruajtur të gjitha kontaktet me Dibrën. Këtë herë i kemi ofruar qytetarëve të Dibrës një kandidat me aftësi menaxheriale. Unë jam i bindur se do të bëjmë punë të mira pas fitores së 6 marsit2, tha Manja.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit