Pas përfundimit të seancës gjyqësore ndaj Arlen Hasanajt, të akuzuarit kryesor për vendosjen e lëndës plasëse në shtëpinë e Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, avokati i tij mbrojtës reagoi duke e cilësuar vendimin të padrejtë dhe klientin e tij si Van der Lubbe. Sipas avokatit, klienti i tij nuk mund të jetë në dy vende njëkohësisht. Sipas pretendimeve të avokatit rezulton se i pandehuri gjatë orës kur ka ndodhur shpërthimi ka qenë në një qendër tregtare.
Por kush është Van der Lubbe?
Marinus van der Lubbe ishte një komunist holandez i cili u gjykua, u dënua dhe u ekzekutua nga nazistët për vënien e zjarrit në ndërtesën gjermane të Rajhstagut më 27 shkurt 1933. Gati 75 vjet pas ngjarjes, qeveria gjermane i dha Van der Lubbes pafajësinë duke e falur, pas vdekjes.
Van der Lubbe pretendoi se i kishte vënë zjarrin ndërtesës së Reichstagut në një përpjekje për të mbledhur punëtorët gjermanë kundër sundimit fashist. Ai u soll në gjyq së bashku me kreun e Partisë Komuniste Gjermane dhe tre anëtarë bullgarë të Kominternit. Në gjyqin e tij, Van der Lubbe u dënua me vdekje. Van der Lubbe u ekzekutua gijotinë në një oborr burgu në Leipzigut më 10 janar 1934.
Gjyqi i Nurembergut gjithashtu është i njohur edhe për përplasjen ndërmjet Hermann Göring dhe Georgi Dimitrov.