-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mattarella rizgjidhet President i Italisë

Kryesoret

Sipas zhvillimeve të fundit nga Dhoma e Deputetëve rezulton se Sergio Mattarella është rizgjedhur President i Italisë.

Ndërkaq, kryeministri aktual Mario Draghi është shprehur se “është me vend që Presidenti i Republikës Sergio Mattarella të qëndrojë në Quirinale për të mirën dhe stabilitetin e vendit”.

Mattarella është ndër politikanët e njohur në Itali. Që nga viti 2015 ai ka mbajtur postin e Presidentit të Italisë ndërkohë që, nga 1987 deri në 1989 ka shërbyer si Ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin, nga viti 1989 deri në 1990 si Ministër i Arsimit, nga viti 1998 deri në 1999 si Zv/Kryeministër dhe si Ministër i Mbrojtjes nga viti 1999 deri në vitin 2001. Disa vite më vonë, më saktësisht në 31 janar 2015 ai u zgjodh si gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.

Gjatë kësaj kohe, në Itali kanë shërbyer katër qeveri të ndryshme drejtuar nga M. Renzi, P. Gentiloni, G. Conte apo edhe së fundmi, kryeministri aktual Mario Draghi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit