Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka parashikuar një tender për ndërhyrje në aksin Librazhd–Përrenjas, pranë urës së Dragostunjës, pas rrëshqitjeve të dheut që dëmtuan rrugën gjatë muajit shkurt.
Sipas planifikimit të prokurimeve, fondi i vënë në dispozicion është 93.7 milionë lekë (rreth 937 mijë euro).
Procedura nuk pritet të zhvillohet me garë të hapur, ndërsa kompania që do të kryejë punimet do të përzgjidhet nga ARRSH. Tenderi pritet të realizohet gjatë këtij muaji.
Rrëshqitjet e dheut në këtë zonë bllokuan qarkullimin për 11 ditë, duke ndërprerë përkohësisht lidhjen me juglindjen e vendit.
Aktualisht, lëvizja e automjeteve kryhet përmes një segmenti provizor rreth 300 metra, ndërsa është planifikuar edhe ndërtimi i një rruge alternative me gjatësi rreth 1.3 kilometra.
/5pyetjet.al









