Mesditën e sotme gjykata e Matit ka lënë në burg 10 nga 14 personat e arrestuar për kultivim kanabisi në Burrel. Pjesa më e madhe e të arrestuarve i përkasin familjes Koleci nga fshati Lami i Madh në Burrel, të cilët akuzohen për një mori veprash penale. Dy ditë më parë u arrestuan Gëzim, Mehmet, Idajet, Albert, Vilson, Agim, Gestjan, Besmir dhe Lezan Koleci, Afrim Haspepa, Fatjon Doda, Rasim dhe Gazmir Gjeçuka. Ndërkohë në kërkim është shpallur Baftjar Gjeçuka. Sot të ndaluarit dolën për vlerësimin e masës së sigurisë. Të arrestuarit funksionin si grup kriminal për kultivim droge. Ata janë përgjegjës për të paktën 5 episode të kultivimit dhe posedimit të drogës. Sipas policisë bëhet fjalë për një aksion të hetuar që nga viti 2019.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se organizotar i kësaj veprimtarie është shtetasi Gëzim Koleci, i cili ka mbajtur dhe detyrën e kryetarit të fshatit Lam i Madh ku nëpërmjet personave të lartëpërmendur, me të cilët ka lidhje familjare dhe fisnore, organizonte punën për kultivimin e lëndëve narkotike, përpunimin e saj dhe më pas gjetjen e tregut për shitje, të cilën e siguronte nëpërmjet djemve të tij shtetasve Vilson dhe Gestian Koleci, të identifikuar edhe si transportues të saj, për të cilët Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë ka vendosur më parë masën e sigurisë “Arrest shtëpie”, për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”, pasi po në funksion të këtij procedimi këta shtetas më datë 22.03.2021 në aksin rrugor Fushë Krujë – Laç, ju është sekuestruar sasia prej 6.8 kg lëndë narkotike marijuanë.
Personat që u arrestuan dy ditë më parë
Gëzim Koleci, 55 vjeç, banues në fshatin Lam i Madh, Njësia Administrative Derjan, Mat
Mehmet Koleci, 45 vjeç, lindur në fshatin Lam i Madh, banues në Paskuqan, Tiranë.
Idajet Koleci, 43 vjeç, lindur në fshatin Lam i Madh, banues në Paskuqan, Tiranë.
Albert Koleci, 40 vjeç, banues në fshatin Lam i Madh.
Vilson Koleci, 30 vjeç, lindur në fshatin Lam i Madh, banues në Paskuqan, Tiranë.
Gestian Koleci., 26 vjeç, banues në fshatin Lam i Madh.
Lezan Koleci, 62 vjeç, lindur në fshatin Lami i Madh, banues në Laprakë, Tiranë.
Agim Koleci, 29 vjeç, lindur në fshatin Lami i Madh, banues në Kamëz, Tiranë.
Besmir Koleci, 36 vjeç, lindur në fshatin Derjan, banues në Kamëz, Tiranë.
Afrim Haspepa, 48 vjeç, lindur në fshatin Lam i Madh, banues në Kamëz, Tiranë.
Fatjon Doda, 36 vjeç, lindur në fshatin Macukull, banues në Njësia Bashkiake Nr.5, Tiranë.
Lezan Koleci, 62 vjeç, lindur në fshatin Lami i Madh, banues në Kamëz, Tiranë.
Rasim Xheçuka, 52 vjeç, lindur në fshatin Lam i Madh, banues në Kamëz, Tiranë.
Gazmir Xheçuka, 39 vjeç, lindur në fshatin Lam i Madh, banues në Kamëz, Tiranë.
/5pyetjet.al