Gjatë ditës së sotme, në aksin Elbasan-Metalurgji, një automjet tip Opel ka aksidentuar për vdekje një grua 50 vjeçare.
Sipas të dhënave, mjeti e ka përplasur keq kalimtare dhe e ka mbajtur 100 metra në ecje derisa gruaja ka rënë në tokë.
Viktima quhet Lefteri Binjaku, edhe pse ajo u dërgua me urgjencë në spital, nuk arriti të mbijetonte për shkak të dëmtimeve.
Forcat e policisë arritën të kapnin autorin e ngjarjesë, 36 vjeçarin Ervis Myqelefi, i cili u largua nga vendi i ngjarjes me shpejtësi.