-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Doku Fest” hap aplikimet për edicionin e 21-të

Kryesoret

Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër – DokuFest ka hapi aplikimet për edicionin e 21-të.

Ky edicion do të mbahet nga data 5 gusht deri më 13 gusht, 2022 në Prizren.

“Festivali synon të prezantojë një program të pasur të filmave dokumentarë bashkëkohorë, filmave të shkurtër dhe filmave të animuar si dhe një numër masterklasash, panele, diskutime dhe evenimente”, thuhet në njoftim.

“Pas një edicioni online në 2020 dhe edicionit hibrid në 2021, ne presim që festivali të zhvillohet plotësisht në formë fizike në 2022”, thuhej në njoftim.

Gjithashtu, afati i fundit për paraqitjen e materialeve është 28 shkurti.

“Afati i fundit është 28 shkurti 2022. Aplikimet do të pranohen ekskluzivisht përmes platformës së Film Freeway. Për të dorëzuar dhe për të pasur akses në rregulloret e plota të festivalit, ju lutemi vizitoni faqen tonë të aplikimeve të Film Freeway”.

DokuFest është festivali më i madh i filmit në Kosovë. I vlerësuar si një nga festivalet më të rëndësishme të filmit në Evropën Juglindore dhe i votuar dy herë si Top 25 Festivalet më të bukura të filmit nga Filmmakers Magazine, çdo vit festivali mbush kinematë rreth qendrës historike të Prizrenit me një përzgjedhje prej më shumë se 200 filma nga e gjithë bota./21Media

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit