-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kandidati i “Rithemelimit” në Shkodër: S’e diskutoj fitoren, objektiv, bashkimi i demokratëve

Kryesoret

Bardh Spahia arriti të merrte më shumë vota në primaret që Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike zhvilloi këtë të diel në Shkodër dhe tashmë do të jetë ai kandidati i kësaj force politike më 6 mars për kryetar bashkia.

Pas zyrtarizimit të rezultatit, Spahiu u shpreh i sigurt për fitore më 6 mars, ndërsa theksoi se objektiv i tij do të jetë bashkimi i të gjithë demokratëve.

“Dua të falënderoj të gjithë personat e impenjuar në këtë ditë kaq të jashtëzakonshme për demokracinë shqiptare. Për herë të parë në Shkodër, PD aktivizoi një prej aksioneve më demokratike të realizuara në politikën shqiptare. Kam bindjen se kjo traditë do të vazhdojë në PD. Mendoj se ky shembull, që fillon nga Shkodra, më bën të ndihem krenar, siç duhet të ndihet çdo qytetar i Shkodrës për këtë pjesëmarrje historike.

Fitorja nuk diskutohet. Do të fitohet nga demokratët e vërtetë. Qëllimi im kryesor është të bëjë maksimumin që të përmirësojmë jetën e qytetarëve të këtij vendi. Objektivi im kryesor do të jetë bashkimi i të gjithë demokratëve”, tha Bardh Spahia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit