Policia e Kosovës sekuestroi armë dhe sasi të ndryshme municioni në Mitrovicë.
Në cilësinë e provave materiale policia ka konfiskuar AK-47, dy karikatorë të zbrazët, 20 fishekë për AK-47, 2 fishekë të një arme gjuetie, një set për pastrimin e armës, 2 granata dore dhe dy detonatorë.
“I dyshuari tashmë i njohur për policinë nuk është gjetur në shtëpi, ku sipas informatave ai është jashtë vendit”, ka njoftuar policia e Kosovës.
Me urdhër të prokurorit, ndaj tij është iniciuar rasti ‘Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar i armës./ 21Media