Deputetja e LSI, Erisa Xhixho ishte e ftuar mbrëmjen e sotme te “5pyetjet nga Babaramo” për të folur për koalicionin e ri me grupin e Sali Berishës.
“Vendosja e një koalicioni me Komisionin e Rithemelimit, primaret e PD, votimet, vlerat që LSI i ka mbrojtur në fillimet e saj. Duam të rikthejmë pushtetin tek vota e lirë.
Ky është një ndër mesazhet që dhanë primaret brenda PD. Duhet të shkojmë te ligji për referendumet. Pushteti të burojë nga vota.
Misioni ynë është të vazhdojmë një opozitë të fortë dhe të vërtetë.
Zgjedhjet e 6 marsit dhe reflektimet tona, mendoj se është një mundësi shumë e mirë për qytetarët për të rikonceptuar pushtetin lokal për të dhënë përfaqësinë e mungur nga 30 qershori i 2019” tha ajo.
/5pyetjet.al