Ministri i Shëndetësisë në Greqi, Thanos Plevris ka paralajmëruar mjekët dhe infermierët se nëse nuk do të marrin vaksinën deri më 31 Mars do të përjashtohen nga sistemi shëndetësor.
Duke folur për SKAI, Plevris deklaroi se nëse punëtorët shëndetësorë nuk janë të vaksinuar me të treja dozat do të hiqen nga puna.
“Ata punëtorë shëndetësorë që nuk janë vaksinuar deri më 31 mars, të mos ofrojnë shërbime në sistemin shëndetësor.Ligji për pezullimin thoshte se nëse nuk i keni bërë të treja dozat do të pezulloheni. Ky ligj nuk ka ndryshuar. Pra për momentin dikush që nuk ka marrë dozën përforcuese nuk është i pezulluar. Ka një shtyrje deri më 31 Mars të afatit për ata që nuk e kanë bërë vaksinën.
Unë si ministër i Shëndetësisë e kam deklaruar sepse dua të jemi plotësisht i hapur që qëndrimi është ky. Ata që nuk janë vaksinuar deri më 31 Mars nuk do qëndrojnë më në vendin e punës”, u shpreh Plevris.
/5pyetjet.al