Për koleksionin Christian Dior Pranverë 2022, dizajnerja Maria Grazia Chiuri u përqendrua te paleta e zezë, e bardhë dhe gri. Chiuri adhuron punimet me dorë, prekjen njerëzore në çdo koleksion të Dior.
“Do të doja që të ishim më shumë bashkë dhe të mbështesim njëri-tjetrin dhe t’i kushtojmë vlerë punës. Ndoshta, unë jam pak e modës së vjetër, por më intereson më shumë gjëja e vërtetë. Preferoj të kaloj kohë me njerëz të vërtetë,” tha ajo për Vogue.
Koleksioni është një investim te “lidhja mes njerëzve”, ku veshjet e modës së lartë u realizuan me dorë nga ekspertë që punojnë së bashku. “Punimet me dorë që përfundojnë veshjet nuk vlerësohen. A thua se qëndisja është diçka vetëm dekorative dhe jo pjesë e procesit të krijimit,” tha ajo.
Prej pak kohësh, dizajnerja e Dior frymëzohet nga perëndeshat greke: pëlhura të derdhura, prerje delikate, sandale të sheshta, korse dhe funde me grep.




/5pyetjet.al