Surpriza e kësaj radhe e Për’Puthen Prime ishte hyrja e motrave të njërës nga konkurrenteve, pjesë e programit u bë motra e Rrushes.
Edhe pse u dukë e habitshme kjo gjë ajo ua mori zemrat shpejt të gjithëve me shkathtësinë e saj.
Por problematike është e shkuara e saj, ajo ka qenë e arrestuar nga Policia e Kosovës në Prishtinë, me dyshimin se kishte bashkëpunuar me tre shtetas të huaj, të dyshuar për vrasje të kryera jashtë vendit, shkruan “Bota sot”.
Ajo është dyshuar gjithashtu për prostitucion, duke bashkëpunuar me grupe kriminale të Malit të Zi.
Laureta Zyba ishte valltare e klubeve të natës në Prishtinë e cila ishte arrestuar për veprën penale, “bashkëkryerje në veprim”.
Para Gjykatës ajo ishte shprehur se ndjehet fajtore që nuk i kishte lajmëruar këta persona tek autoritetet vendore me kohë dhe që ka bashkëpunuar me këta njerëz.