-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mediat në Beograd me etiketime: “Hajdutët shqiptarë qëllojnë me armë ndaj policisë serbe”

Kryesoret

Media serbe “Kurir” ka shkruar se një përplasje me armë është shënuar në fshatin e Kurshumlisë. Sipas saj, rreth 50 shqiptarë kishin shkuar për të prerë dru dhe kanë qëlluar me armë, sapo kanë parë policinë. Nga ana tjetër edhe policia serbe i është përgjigjur me të shtëna armësh.

Shkrimi i Kurir:

Sipas informacioneve të sigurta, më shumë se 200 plumba janë shkrepur në një përleshje mes policëve dhe shqiptarëve që kishin ardhur për të prerë ilegalisht dru në fshatin Rastelicë të Kurshumlisë.

Pjesëtarët e policisë serbe pasdite kanë vërejtur dhjetëra hajdutë duke tërhequr nga pylli dru me traktorë.

“Ishin rreth 40 deri në 50 persona dhe ishin një dyzinë traktorësh me të cilët morën drutë. Kur kanë pikasur efektivët e policisë që patrullojnë zonën, kanë hapur zjarr me automatik, por policia është kundërpërgjigjur. Ndonëse hajdutët e pyjeve kanë ikur me traktorë në territorin e Kosovës dhe Metohisë, vendi ku kanë prerë drutë në mënyrë të paligjshme ka patur një “vërshim” të vërtetë plumbash sepse kanë qëlluar edhe pjesëtarët e policisë dhe hajdutët e pyjeve”, shprehet një burim. Ky është incidenti i tretë i hajdutëve shqiptarë që shkatojnë në vijën administrative të komunës së Kurshumlisë në zonën e kësaj pjese.

Inkursionet e hajdutëve të pyjeve në fshatrat e Kurshumlisë përgjatë vijës administrative kanë vazhduar që nga viti 1999.Fshati Rastelicë nuk ka qenë i banuar vitet e fundit dhe disa shtëpi marrin jetë kryesisht gjatë muajve të verës, shkruan media serbe.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit