-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Asociacioni, Lista Serbe kundër reduktimit të kompetencave

Kryesoret

Lista Serbe, subjekti udhëheqës i serbëve të Kosovës, i mbështetur nga Beogradi, thotë se të dërguarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar dhe atij të Bashkimit Evropian, Mirosllav Lajçak u kanë parqitur problemet e serbëve dhe detyrimet e Kosovës, sipas Marrëveshjes së Brukselit, me fokus të veçantë në krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq theksoi se Marrëveshja e Brukselit është e qartë dhe se populli serb kundërshton synimet e Prishtinës për t’i reduktuar detyrimet e tyre sa i përket kompetencave të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, sikurse janë ato në fushën e gjyqësorit, energjetikës, diplomave dhe realizimit të vizitave për serbët në këto hapësira”, thuhet në një komunikatë të Listës Serbe.

Gjithashtu thuhet se përfaqësuesit politikë të serbëve kanë kërkuar urgjent të forcohet siguria për serbët në Kosovë, për pronat e tyre, por edhe për ato të Kishës Orthodokse Serbe. /REL/

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit