Këshilltari i Presidentit, Bledar Dervishaj që ishte përfaqësuesi ligjor i institucionit të kreut të shtetit sot në Gjykatën Kushtetuese u shpreh se Ilir Meta nuk do të shkarkohet, pasi kjo cështje nuk ekziston.
“Nuk ka shkarkim, pasi nuk ka cështje për shkarkim” tha ai.
Gjatë seancës në Kushtetuese, Dervishaj u shpreh se dosjes së shkarkimit që Kuvendi dërgoi në gjykatë i kaloi afati i shqyrtimit.
“Kërkesa duhet të shqyrtohej brenda 9 shtatorit 2021 për shkak se lidhet me kalimin e afatit 3 mujor, por edhe sepse Kuvendit të vjetër i përfundoi mandati”.
Ai sqaroi edhe njëherë se përse kërkoi përjashtimin e të gjithë trupës gjyqësore.
“Presidenti nuk ka shqetësime për asnjë gjë. Kemi kërkuar përjashtimin e të gjithë trupës. Gjykata vendosi të mos e marrë parasysh dhe do të zbatojmë ato detyrime deri në fund” tha ai.
Në fund u vendos që seanca e radhës të shtyhet për ditën e enjte në orën 10:00 për të vijuar procesin.
/5pyetjet.al