Moti i keq ka vështirësuar situatën në Bashkinë e Librazhdit.
Sipas informacioneve zyrtare, në Njësinë Administrative Polis segmenti rrugor Gurshpatë-Qafë Dardhë -Vilan është i bllokuar prej disa orësh dhe i pakalueshëm. Mësohet se edhe pas ndërhyrjeve të fadromës nuk e ka mundur ta bëj të kalueshme rrugën e bllokuar pasi trashësia e dëborës është mjaft e madhe dhe nëse reshjet e dëborës vazhdojnë me intensitet të lartë rrezikohet izolimi i kësaj zone.
Po ashtu, në Njësinë Administrative Lunik, fshati Letëm kalohet me zinxhirë pasi trashësia e dëborës është rreth 30 cm. Në Njësinë Administrative Hotolisht nuk ka probleme serioze por rruga Xhyrë Qendër -Xhyrë Mal aktualisht e kalueshme vetëm me zinxhire.