-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mjeku: Omicron të lë me pasoja serioze në zemër

Kryesoret

Mjeku kardiolog, Taulant Gishto shprehet se variantet e reja të Covid-19, si Omicron shkaktojnë probleme serioze edhe në zemër. Sipas pasojat dhe komplikacionet janë nga më lehtat e deri tek më të rëndat.

“Ajo që kemi vënë re në variantet e reja të Covid-it, është prekja e muskujve të zemrës duke rezultuar në miokardite masive dhe lidhet shumë më shpesh me Omicron se sa me format e tjera. Perikarditet janë më të shpeshta, fatmirësisht janë të lehta si dhe uji në zemër. Format e lehta e mesatare mund të trajtohen në shtëpi me trajtim medikamentesh”, u shpreh mjeku.

Edhe pas periudhës së kalimit të virusit, nëse pacientët kanë lodhje, probleme me frymëmarrjen apo luhatje të tensionit, duhet të tregohen të kujdesshëm.

“Pas Covid, nëse disa javë më pas vazhdon mbajtja e frymës, lodhja, debulesa, palpitacioni, prania e hipertensionit te ata që nuk e kanë pasur më parë ose shtimi i stadit te ata që vuajnë, është kambana e alarmit për t’iu drejtuar kardiologut për një vizitë rutinë”, shtoi ai.

Sipas specialistëve ndryshe nga të rinjtë, moshat e treta duket se tregohen më neglizhentë përballë komplikacioneve afatmesme dhe afatgjata të koronavirusit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit