Dita e sotme shënon një rritje të numrit të rasteve të reja në vend. Ne total janë kryer 5404 testime ku kanë rezultuar pozitivë më Covid-19 1533 qytetarë.
Gjithashtu gjatë 24 orëvë të fundit kanë ndërruar jetë 7 qytetarë. Viktimat janë pesë qytetarë nga Tirana 64-85 vjeç, një qytetar nga Vlora 67 vjeç dhe një qytetar nga Kucova 68 vjeç. Tirana si vendi me popullsinë më të madhe ka dhe numrin më të madh të persoonave të infektuar ku vetem sot janë shënuar 598 raste.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 134 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar. Gjithsej janë 18,068 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Gjatë 24 oreve të fundit janë shëruar 2,215 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 238,655 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (01 Shkurt 2022)
Raste të reja ditore 1,533
Të shëruar në 24 orë 2,215
Të shtruar në spitale 134
Humbje jete në 24 orë 7
Testime ditore 5,404
Testime totale 1,671,351
Raste pozitive 260,076
Raste të shëruara 238,655
Raste Aktive 18,068
Humbje jete 3,353
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 8,041
Shkodër 1,617
Fier 1,712
Vlorë 1,316
Elbasan 1,140
Gjirokastër 1020
Berat 755
Korçë 714
Lezhë 699
Durrës 597
Kukës 309
Dibër 148