55 vjeçari me iniciale F. N bie në prangat e policisë ditën e sotme, pasi tregtonte naftë nëpër bidonë.
Ky shtetas është kapur në rrugën dytësore Vorë-Marikaj dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Siç mësohet nga policia 55 vjeçarit janë gjendur 500 litra naftë, vaj motori dhe antifrizë.
Ky i fundit do e depozitonte naftën në një ambient të përshtatur si kontenier.
Gjithashtu policia procedoi penalisht shtetasi L. P., 32 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.