Dy anije cisternë që transportojnë naftë dhe gaz rus pritet të mbërrijnë në Havana gjatë ditëve të ardhshme, sipas raportimeve të medias ndërkombëtare.
Gazeta Financial Times shkruan se cisterna Sea Horse, e cila lundron nën flamurin e Hong Kongut dhe transporton gaz natyror rus, pritet të arrijë në Kubë ditën e hënë. Informacioni bazohet në të dhënat e publikuara nga Samir Madani, bashkëthemelues i platformës së monitorimit detar TankerTrackers.com.
Ndërkohë, një tjetër anije ruse, Anatoly Kolodkin, e cila transporton naftë bruto, pritet të mbërrijë në Kubë më 4 prill.
Këto zhvillime vijnë në një kohë kur bashkëpunimi energjetik mes Rusisë dhe Kubës mbetet i rëndësishëm, në kushtet e sfidave të vazhdueshme në furnizimin me energji në ishullin karaibian.









