Pas 9 orësh është shtyrë në Gjykatën Kushtetuese seanca e parë për kërkesën e Kuvendit të Shqipërisë për shkarkimin e Presidentit të Republikës.
Seanca nisi në orën 10:00 dhe u ndërpre disa herë për shkak të kërkesave nga përfaqësuesit e Presidentit, por edhe Kuvendit. Në fillim përfaqësuesi i Presidentit Bledar Dervishaj kërkoi dorëheqjen e trupit gjykues, por që u rrëzua.
Më pas ishte radha e relatorit të dosjes, Përparim Kalo që i drejtori një “breshëri” pyetjesh përfaqësuesit të Kuvendit për të shpjeguar se cilat janë provat që kanë për shkarkimin e kreut të shtetit. Përfaqësuesit e Presidentit ishin të prirur dhe kërkuan më shumë kohë për t’iu dhënë përgjigje pyetjeve të gjyqtarëve.
Në fund u vendos që seanca e radhës të shtyhet për ditën e enjte në orën 10:00 për të vijuar procesin. Kreu i shtetit Ilir Meta nuk ishte vetë i pranishëm në këtë gjyq që po i bëhet, por ka deklaruar se gjyqtarët janë në konflikt interesi dhe duhet të japin dorëheqjen nga dosja.
Tre janë rrugët janë; ose Kushtetuesja mund ta shkarkojë kreun e shtetit me 5 vota pro, ose të rrëzojë Kuvendin, por mundet që të përfundojë edhe duke mos marrë vendim nëse nuk bëhet kuorumi.
Shumica socialiste kërkon shkarkimin e Ilir Metës për deklaratat dhe klimën e tensionuar, që sipas tyre krijoi para zgjedhjeve të 25 prillit të vitit të kaluar.
/5pyetjet.al