Seanca në Gjykatën Kushtetuese për shkarkimin e Presisdentit të Republikës Ilir Meta është shtyrë për dy orë. Bëhet me dijen se seanca do të rinisë në orën 17:30 të pasdites së sotme.
Në këtë mënyrë trupa gjykuese pranoi kërkesën e Kuvendit për shtyrjen me dy orë të seancës, ndërkohë që përfaqësuesi i Presidentit, Bledar Dervishaj kërkoi shtyrjen e seancës për ditën e nesërme.
Gjykata ka vendosur që të shtyhet vetëm dy ore, duke rrëzuar kërkesën e presidencës për shtyrjen me një ditë.