Miliarderi i Amazon, Jeff Bezos, u pa me të dashurën e tij Lauren Sanchez, ndërsa çifti po shijonte të dielën me miqtë në një kafene aeroporti në Kaliforni gjatë fundjavës.
Të dy dukeshin shumë të dashuruar me njëri tjetrin por diçka tjetër ka tërhequr vëmendjen.
Por çfarë ka ra në sy te mediat e huaja, është një moment kur ai “ia godet me shuplakë” të pasmet e saj.
Bezos, 57 vjeç dhe Sanchez, 52 vjeç, u takuan me miqtë e tyre për drekë në “Waypoint Cafe” në aeroportin Camarillo.
Sanchez drejtoi helikopterin më herët atë ditë, raportoi TMZ, dhe u ul në aeroport, i cili është midis L.A. dhe Santa Barbara.
Të ftuarit në kafene i thanë TMZ se siguria ishte e rreptë për çiftin dhe madje bllokuan hyrjen në banjë kur Bezos e përdori atë gjatë drekës.
Video është bërë menjëherë virale në rrjete sociale.
/5pyetjet.al