-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Afganët në Kosovë presin të ikin në SHBA. Vijon verifikimi i tyre

Kryesoret

Rreth 200 shtetas afganë janë duke qëndruar në kampin Lyia brenda kampit ushtarak amerikan Bondsteel, që gjendet në afërsi të qytetit të Ferizajt në Kosovë.

Shumica prej tyre janë gra dhe fëmijë të personave që po kalojnë proceset shtesë të verifikimit, para se t’iu mundësohet zhvendosja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Këto informacione i konfirmoi për Radion Evropa e Lirë një burim i qeverisë amerikane, që ka dijeni për situatën.

Sipas tij, afganët që janë të strehuar në Kosovë, para se të udhëtojnë drejt SHBA-së, duhet të kalojnë disa procedura, si verifikimet e sigurisë. Gjithashtu duhet t’i plotësojnë disa kritere shëndetësore, përfshirë imunizimin.

“Deri më sot, afro 400 individë që u strehuan në Kampin Liya për procedura shtesë, kanë vazhduar për në Shtetet e Bashkuara”, tha ky burim.

Mbi 1,300 shtetas afganë kanë gjetur strehim në Kosovë që në gusht, kur militantët talibanë morën pushtetin në Afganistan.

Strehimi në Kosovë është i përkohshëm, derisa ata të kalojnë procesin e verifikimit për riatdhesim në vendet e treta.

Një numër i konsiderueshëm i tyre tashmë e kanë lëshuar Kosovën dhe shumica janë vendosur në SHBA.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit