Një aksident me makinë i mori jetën një 4-vjeçari në fshatin Samiticë në qytetin e Beratit.
Nga policia mësohet se autori i aksidentit Ramadan Gjozi, 46 vjeç është shoqëruar nga policia.
‘Sot rreth orës 14:00 në fshatin Samaticë, shtetasi R.Gj., 46 vjeç, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar shtetasin G.O., 4 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Drejtuesi mjetit është shoqëruar në ambjentet e Komisariatit të Policisë Berat, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.’- njofton policia.