-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjendet i vdekur në rrethana misterioze një tjetër shqiptar në Belgjikë, i goditur pas koke

Kryesoret

Një shtetas shqiptar është gjetur i pajetë në qendër të qytetit Roeselare, në Belgjikë. Mësohet se personi i vdekur është shtetasi Klodjan Turja, ndërsa rrethanat në të cilat ai ka ndërruar jetë janë të paqarta.

Mediat belge raportojnë se trupi i pajetë i 38-vjeçarit është gjetur në një bllok apartamentesh në qendër të qytetit.

Sipas mediave belge, fqinjët kanë dëgjuar një zhurmë gjatë natës, por pa e specifikuar atë, disa banorë kanë dalë nga shtëpitë e tyre dhe kanë gjetur trupin e pajetë të shqiptarit rreth orës 05:00 të së mërkurës.

“Viktima kishte lëndime në pjesën e pasme të kohës”, ka thënë për mediat belge një prej hetuesve. “Kjo është një ngjarje e dyshimtë dhe ende nuk mund të dalim në një konkluzion final”, ka shtuar ai.

Vetëm një javë më parë, në Antwerp të Belgjikës, u vra në një atentat 39-vjeçari shqiptar, Bledar Muça./ A2

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit