Altin Lala, ish-kapiteni i kombëtares kuqezi, i cili aktualisht është duke punuar si menaxher futbolli në Europës, as që e çon ndërmend që të futet në garën për kryetar të FSHF për shkak të situatës së tensionuar që është krijuar para zgjedhjeve të 2 marsit.
I ftuar në emisionin “Sport Magazine”, Lala është pyetur nëse mund të kandidojë si presidenti i ri i FSHF. Përgjigja ishte e pastër dhe e qartë: “Në Shqipëri është shteti që bën ligjin, jo ligji-shtetin siç duhet të jetë”.
“Të më jepni paratë e botës dhe nuk vij. Ato streset që ka Duka aty, unë nuk do të doja t’i kisha. Është si një fëmijë i vogël që duhet rritur, i gjithë ky proces. Unë mendoj se Duka do të gjej momentin e duhur për t’u larguar nëse fiton edhe këto zgjedhje. Nuk është e thënë se duhet të jesh futbollist për të kandiduar për president të FSHF, duhet të jesh i aftë në menaxhim. Për më tepër se Shqipëria është vend i vështirë. Në Shqipëri është shteti që bën ligjin, ndërsa në Gjermani është ligji që bën shtetin”, tha Lala.