-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Protesta para Kuvendit, paralajmërohet grevë urie para kryeministrisë

Kryesoret

Të mbledhur para parlamentit, banorët e zonës së 5 Majit, të zonës së Laprakës dhe njëherazi banorët e Kodrës së Priftit dhe të Paskuqanit, ku kërkojnë transparencë për projektin që po zbatohet, i cili prek interesat e tyre. Qytetarët po kërkojnë shpjegime për shtëpitë që po u prishen nga projektet infrastrukturore dhe duan të dinë ku do të jetojnë.

Ata kanë paralajmëruar se nëse nuk gjendet një zgjidhje për kërkesat e tyre, do të hyjnë edhe në grevë urie para Kryeministrisë.

“Këta parlamentarët tanë të futen te bashkia të bisedojnë për një lehtësim të na lidhin një kontratë të ligjshme jo një kontratë që e ka shkruar bashkia, të premtoj një të ardhme thotë bashkia, ajo është kontratë e njëanshme dhe korruptive. Këto parlamentarët të na bëjnë ndërmjetësim, bonusi i qirasë është qesharak 180 mijë lekë, ndërsa të zona ime është një shtëpi 250 mijë lekë, po presim ishalla reagojnë. Nëse sot s’janë shumë njerëz, që me atë rrogë hanë bukë, s’mund ta lenë punën

ka mundësi të shkojmë dhe para Kryeministrisë të bëjmë grevë urie se s’kemi ca bëjmë kjo është e fundit”, tha një prej banorëve të “5 Majit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit