-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shtyhet seanca në GJK për shkarkimin e Presidentit

Kryesoret

Shtyhet sërish seanca në Gjykatën Kushtetuese për shkarkimin e Presidentit të Republikës, vendim i parlamentit. Seanca e radhës u vendos për më 7 shkurt në orën 10:00. 

Antarët e Gjykatës Kushtetuese i shtruan 70 pyetje përfaqësuesit të presidentit, dhe këta të fundit kërkuan 48 orë kohë.

Përfaqësuesi i Metës  Bledar Dervishaj  deklaroi në seancë se Komisionet hetimore nuk mund të ngrihen në periudhë zgjedhjesh duke iu referuar komisionit hetimor për shkarkimin e Kreut të Shtetit.

“Edhe nëse një veprimtari hetimore ka nisur, në zbatim të ligjit për komisionet hetimore ka për detyrë ta ndërpresë atë sepse komisionet hetimore nuk mund të ngrihen dhe të funksionojnë në periudhë zgjedhjesh.”

Gjithashtu ai shprehu se edhe vet Presidenti ka dashur që ta përfundojë këtë çështje që në datën 1 korrik brenda legjistlaturës së vjetër.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit