-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çfarë po ndodh me hashtagun #deletefacebook, pse u kthye në një trend?

Kryesoret

Facebook po përballet me një tjetër problem këtë javë pasi thirrjet për të fshirë platformën e rrjeteve sociale u bënë virale në Twitter të premten me hashtag #DeleteFacebook (Fshini Facebook-un).

Kritikat nisën pasi Meta – kompania mëmë që zotëron Facebook, Instagram dhe WhatsApp – tha së fundmi në një raport se Facebook humbi përdoruesit për herë të parë në historinë e tij 18 vjeçare, duke rënë me rreth gjysmë milioni përdorues në tre muajt e fundit të vitit 2021.

Fill pas kësaj, nisi hashtagu #DeleteFacebook, nxitur edhe nga kritikat e mëparshme për shfrytëzimin e të dhënave personale të përdoruesve, keqinformimet, gjuhën e urrejtjes etj.

Ndërkohë të tjerë njerëz shkruajnë se ndonëse për momentin është trend #DeleteFacebook, gjuha e urrejtjes, shfrytëzimi i të dhënave personale dhe keqinformimi është problem në shumë platforma të tjera, si Twitter, TikTok, Gettr, Instagram etj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit